“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë

06/10/2025 14:53

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vuri në dukje rëndësinë strategjike që diplomacia ekonomike zë në agjendën e Shqipërisë për vitet në vijim, duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

Në një takim me nëpunësit e shërbimit të jashtëm, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për Diplomacinë Ekonomike, Spiropali theksoi se përgatitja profesionale dhe praktike e kësaj trupe është thelbësore për promovimin e profilit ekonomik të vendit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.

“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030

Me hyrjen në zyrë mëngjesin e sotëm, përshëndeta nëpunësit e shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, që po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë Ekonomike, me praninë e Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.

Përgatitja e trupës së shërbimit të jashtëm me aftësitë praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit është pjesë e vizionit për forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe ndërtimin e një platforme unike për investitorët e huaj në vend”, shprehet ajo.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel