Bibliografia e Mid’hat Frashërit, publikohet vëllimi i XI i kolonës “vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”

06/10/2025 20:14

Mid’hat Frashëri është bibliografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllimin e XI të kolonës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”.

“Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet Uran Butka.

Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil Legradin, një nga bibliografët më të mëdhenj të kohës.

Na jep një formacion të gjerë të pavarur për të gjitha botimet, por njëkohësisht bën një analizë kritike të veprave më të rëndësishme, por gjithashtu korrigjon edhe gabimet e tyre”.

Për autorët, me përmbylljen e kolonës me 11 vëllime, Mid’hat Frashëri u kthehet

“Përmes atyre shkrimeve, paralajmëroi dhe afirmoi profilin e tij atdhetar dhe intelektual. Me krijimtarinë e tij publicistike dhe përtej saj, spikat dukshëm përpjekja për emancipimin e shqiptarëve”, tha Maksim Gjinaj, bashkautor i veprës.

Sipas autorëve, me qindra personazhet që portretizoi me penën e tij të mprehtë, Mid’hat Frashëri la një kontribut të spikatur për historinë e shqiptarëve.

 

 

Top Channel