
Nisi sot viti i ri akademik ne 4 Fakultetet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Fakultetin e Shëndetit, Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Shkencave Teknike.
850 studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e UV-së, ndërsa në total numri i studentëve është rreth 4500, 15%më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Në këtë vit akademik është hapur për herë të parë programi i ri i studimit, Arkitekturë në Trashëgiminë Kulturore, ku kryesojnë të regjistruar studentë ndërkombëtar.
Fakulteti Ekonomik ka shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë.
Preferenciale janë programet që premtojnë punësim të menjëhershëm pas diplomimit, kjo në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Ka ulje të numrit të studentëve në programin e studimit të Inxhinierisë Navale, kjo për shkak të mungesës së një kantieri të ndërtimit të anijes.
Është rritur interesi i studentëve edhe për degët e mësuesisë, siç është matematikë -fizika, ndërsa edhe pse prej vitesh dega e gjuhës italiane është mbyllur, universiteti do të çelë kurse të gjuhës shqip-italisht, në interes të programeve të reja, ku do të ketë shumë studentë ndërkombëtarë.
Këtë të hënë nisi viti akademik 2025-2026, ndërsa vijon raundi i dytë i regjistrimeve.
Top Channel