Zbardhen dy vjedhje të ndodhura në dy muajt e fundit në Krujë, arrestohet 43-vjeçari egjiptian

05/10/2025 11:57

Policia e Krujës ka finalizuar një operacion të suksesshëm duke zbardhur dhe dokumentuar dy vjedhje të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në Nikël dhe Qerekë.

Pas hetimeve intensive dhe analizës së pamjeve filmike, uniformat blu kanë kapur dhe arrestuar 43-vjeçarin nga Egjipti, i dyshuar si autori i dy sulmeve të dhunshme ndaj një lokali dhe një magazine pune.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen dy vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.
Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
•më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
•më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel