
“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord.
Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë, apo për arsye të tjera. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale, ndërsa ato në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye dhe jo thjesht se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe lokomotiva e ekonomisë sonë.
Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet ende prej gati 8 muajsh, përmes një procesi me standarde që, për ta thënë butë, janë të dyshimta. Por ama, ndërkohë, Tirana nuk mund të presë dhe kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur“, tha Rama.
Top Channel