U aksidentuan mbrëmjen e djeshme, nis hetimi ndaj 17-vjeçarit në Shkodër, i vëllai transportohet drejt Spitalit të Traumës

05/10/2025 09:11
Foto Ilustruese

Mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar, drejtues i mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua ai së bashku me vëllain 23-vjeçar, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës.

Tashmë ka nisur hetimi për adoleshentin, teksa edhe ai vetë ndodhet në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Top Channel