Si u fut në “listën e zezë” i ndjeri Ermir Dedja, aksidenti i këtij të fundit që vuri në lëvizje “Rrumin”: Do shkoj t’gjuj vet

05/10/2025 15:01

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Aleksandër Lahos, ose siç njihet ndryshe “Rrumi”, në të cilën flitet edhe për të ndjerin Ermir Dedja, i cili u vra në një atentat në maj të këtij viti.

Në datë 3 tetor 2020, ora 22:19, Elidon Avdyli i ka shkruar Arben Merkuri dhe i kërkon informacion mbi vendndodhjen e Emir Dedjes.

Emir Dedja ishte futur në “listën e zezë”, sipas Elidonit, kështu citohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në datën 3 tetor 2020, ora 23:33, Arben Merkuri i përgjigjet Elidonit dhe i thotë se Emir Dedja është në katin e 6 dhe i kërkon që të mos bëjë ndonjë veprim. Arben Merkuri i shkruan: “Mos e vrit… E kam fiks.”

Elidonit i kërkohet nga Arben Merkuri që të presë dhe do ta sqarojnë më vonë. Avdyli i përgjigjet: “Pse more shpirt se e kam si nane e ke lon ke ne vet taksi. Si nene.”

Pjesë nga biseda: 

Aleksander Laho: Shkoi nje njeri para se te na gjinte neve ka mejt me tir kokalaren dhe i ka then nese e don i gjithin armiqt e lentit. Armiqt e lentit jane njerez te fort me lek dhe pa shpirt. ata nuk ta jepin ortakun e vet, orke dhe ortaku yt eshte i ben atijani. po don me i dhon zemer do me i ble armiqt e lentit me pare. ai njeri po flet me armiqt e lentit. 100% qe e njeh orken dhe e njeh lentin…

Elidon Avdyli: Po t’ika nita e vllain qa vlla. Po ezo ezma me lirin e s’kaftavo… E kam 20 dit demtim, fort fare.

Aleksander Laho: graraj maloku esht perm kokra po o kuqe lenti, lentit nuk i ngel…

Elidon Avdyli: Uta 7… ka mor hapa hahu.

Aleksander Laho: se po ja lsho do shkoj gjuj vet aty afër gjim i biem. kok u shkoh koka shok.

Elidon Avdyli: kape 3 dit… po luj nga 2 orke ne dit. me mar i blej me shpin i her.

Aleksander Laho: Shiko ne jemi do nga jashte qe i kemi ble me shpi e me letra te vetat, ska drejt as policia jo më kush. Po do bejme gjume me armë dhe do rrijme si burra jo si ata…

Arben Merkuri: Boll ashtu oki. Ok dhe shife vet e me shkruj.

Arben Merkuri: Mir është. Është dëmtu pak. Po ka bo namin. Dy veta urgjent në spital. Shkova un qe hapa dyert. Qe i nxorra.

Elidon Avdyli: Bolin iktqe ka aty. Se do e fusin në burg.

Arben Merkuri: Do e nxjerrin në kërkim…

Elidon Avdyli: Budalli ka ne makinë me tërë. Me i fjal t’i thu është për burg… Na ka prish Duni qejfin që ta lëm kërkim.

Në lidhje me këtë ngjarje, i referohet aksidentit rrugor të shkaktuar më datën 27 shtator 2020, me autor Emir Dedja, dhe nga shqyrtimi i këtij rezultoi se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, më datë 6 Tetor 2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 2017, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Pas kësaj përplasjeje, automjeti i tij, ka hyrë në rrugë dytësore, ku kaluan mbrapa kamionë dhe është larguar me këmbë duke braktisur mjetin në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit personat u lënduan dy persona.

Në datën 27 Shtator 2020, në orën 15:40, Elidon Avdyli i ka dërguar Arben Merkuri-t shenon e Emir Dedjes dhe i kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur, pasi sipas tij e pyetën Arbenin se si e njihte. Elidon Avdyli i ka dërguar Arben Merkuri-t sërish një mesazh duke i thënë se do shkruhet çfarë ka ndodhur.

Top Channel