Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e para

05/10/2025 10:25

Një 60 vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18, në afërsi të terminalit të autobusëve.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60 vjeçare po kalonte në vijat e bardha kur është rrëzuar pa ndjenja. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk ka mundur dot ti japë ndihmë pasi 60 vjeçari u konstatua i pajetë.

Dyshohet për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel