
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se Hamasit do t’i prijë “zhdukje e plotë” nëse nuk heq dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës.
Në një prononcim për CNN, Trump deklaroi se grupi militant palestinez duhet të pranojë armëpushimin e tij 20-pikësh për të shmangur pasojat fatale.
“Shfarosje e plotë!” ishte përgjigja e Trump kur u pyet nga gazetari nëse Hamas refuzon të dorëzojë pushtetin.
Përgjigja e Trump erdhi pas refuzimit të Hamasit për planin e armëpushimit që ai ka propozuar, i cili përfshin çarmatosjen e grupit dhe lëshimin e pengjeve. Sipas Trump, koha do të tregojë nëse Hamas është i gatshëm për paqe.
Presidenti i SHBA-së e theksoi gjithashtu mbështetje të plotë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për fushatën e tij të bombardimeve në Gaza dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm.
Top Channel