
Zonat industriale në Shqipëri vazhdojnë prej dekadash të tëra të mbajmë të depozituara kimikate të rrezikshme dhe metale të rënda.
Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
Në Elbasan zonat më problematike janë në ish kombinatin Metalurgjik dhe në fshatin Balëz, ish fabrika e çimentos.
Në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik janë depozituar mbi 1.5 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.
Zona të tilla me risk të lartë i gjejmë thuajse në të gjithë Shqipërinë si trashëgimi i një të kaluare të cilën ende nuk kemi arritur ta pastrojmë. Monitorimi dhe pastrimi i mbetjeve të rrezikshme kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës.
Top Channel