
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se marrëveshja e paqes për Gazën, e cila përfshin çarmatimin dhe çmobilizimin e Hamasit, “nuk do të jetë e lehtë”.
Në një intervistë për NBC News, ai theksoi se, ndonëse Hamasi ka pranuar “në parim” marrëveshjen, realizimi i kësaj faze përbën një sfidë të madhe.
“Do ta dimë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo jo, nga mënyra se si do të shkojnë këto bisedime teknike dhe logjistika,” tha Rubio, duke nënvizuar rëndësinë e diskutimeve që pritet të zhvillohen nesër në Egjipt mes delegatëve të Hamasit, Izraelit dhe SHBA-së.
Në lidhje me çështjen e pengjeve të mbetur, Rubio shprehu shpresën se ata do të lirohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm drejt paqes.
Top Channel