“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike”/ Rama në podcastin “Flasim”: Bashkitë do të marrin menaxhimin e plazheve

05/10/2025 09:45

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka folur për mandatin e katërt qeverisës, i cili sipas tij do të përqendrohet në lirimin dhe transformimin e hapësirave publike.

“Bota vazhdoi të fliste për Shqipërinë edhe këtë javë, për Diellën, ministren e parë të krijuar nga AI. Nuk mbaj mend që ndonjëherë tjetër të kem pasur kaq shumë kërkesa për intervista drejt zyrës sime. Nuk besoj që të ketë pasur herë tjetër, një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur të gjitha antenat e planetit dhe faqet e planetit. Patjetër ka dyshime në suksesin e ministres sonë, edhe kritika, teksa së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë nuk dyshoj që Diella do të jetë histori suksesi.

Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati.

Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.

Top Channel