Konservatorët fiksohen me emigrantët/ Premtime masive, sfidojnë partinë e Nigel Farage për të pakësuar numrin e të huajve

05/10/2025 20:36

Konservatoret e qendrës së djathtë në Britani që zyrtarisht janë opozita zyrtare, nën ndikimin dhe presionin e sondazheve të partisë Reforma të  Nigel Farage, akoma më në të djathtë të spektrit politike, dukshëm tingëllojnë qesharak me premtime të bujshme për të luftuar emigracionin ilegal dhe pakësuar numrat e të huajve, gjë që nuk e bën 15 vjet sa ishin në pushtet, madje janë përgjegjësit e situatës së sotme.

Ata në konferencën e tyre vjetore në Manchester thonë se nëse vinë në pushtet pas katër vjetësh, ku gjasat janë thuajse zero, do depërtojnë brenda mandatit të tyre hipotetik të ri, ose thënë ndryshe, brenda dhjetë viteve të ardhshëm 750 mijë emigrantë ilegal dhe do shpenzojnë 1.6 miliardë stërlina çdo vit për Forcën e Kufirit.

Ndër planet do jenë ndalimi përgjithmonë i atyre që hynë pa leje në Britani që të kërkojnë azil. Sipas konservatorëve vendimet e apelimit të atyre që u refuzohet azili do bëhen jo më nga Gjykatat  e Apelit, por nga vetë zyrtarët e Home Office.

Madje, Britaninë nëse do vinin në pushtet do e nxirrnin pas 75 vjetësh nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, ku jashtë saj janë momentalisht Rusia dhe Bjellorusia.

Të modeluara sipas planeve të presidentit Tramp për emigracionin, planet e konservatorëve duket se janë formuluar në vetëdije të plotë se gjasat e tyre për ardhjen në pushtet, sidomos nën drejtimin e udhëheqëses aktualë Kim Bedenoch janë thuajse inekzistente.

Në kushtet kur partia Reforma e Nigel Farage është në të djathtë të kësaj partie dhe në rritje elektorale, konservatorët e opozitës, janë nën presion, pasi nuk e marrin të mirëqenë se do jenë partia e dyte më e madhe në vend dhe më relevantja për marrjen e pushtetit, pas 4 vjetësh.

Dikur një nga partitë më të vjetra politike në botë, në mos më e vjetra dhe më e suksesshmeje në politikën, e një prej demokracive më të konsoliduar në botë, si Britania, konservatoret janë në një  trysni të madhe dhe situata e tyre përmes këtyre premtimeve anti-emigracion tingëllon më shumë se qesharake dhe  dëshpëruese.

 

Top Channel