E Diell/ “Jam në lidhje serioze”, ish-banorja e Big Brother zbulon romancën e re: Më tha se nuk donte…

05/10/2025 18:59

Ish-banorja e Big Brother Vip3, Dea Vieri ka ndarë me publikun një rrëfim të sinqertë për lidhjen e saj romantike, e cila siç tregon ajo, nisi në një mënyrë aspak të zakonshme.

Ditën e sotme, në emisionin “E Diell”, Dea ka treguar se prej afro një viti është në një lidhje serioze dhe ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj.

Do thoja për lidhjen time që ka nisur shumë çuditshëm, se jemi njohur nga miqtë e përbashkët, dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë e më tha që: “Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty, unë të kam qejf.

Nëse ne të dy njihemi, unë nuk kam kohë për të humbur.” Kam gati një vit e pak me këtë djalin, është një lidhje serioze, bashkëjetojmë bashkë, tani jemi shumë mirë“-tregoi Dea.

 

Top Channel