Goditën me grushte dhe sende të forta një person, pranga dy kushërinjve në Lushnjë

05/10/2025 10:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, ku dy persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 52-vjeçar

Policia bën me dije se autorët, shtetasit Enea Zhuri dhe Marjo Zhuri (të dy kushërinj) janë arrestuar, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëhrë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel