Ekzekutimi i Teme Sejkos/ Nga vrasja tek kalvari i dhimbjes së familjes, rrëfehet i biri

05/10/2025 22:51

Teme Sejko u ekzekutua nga regjimi komunist i akuzuar për grusht shteti ndaj diktatorit Enver Hoxha.

Bashkë me ekzekutimin e Teme Sejkos, u pushkatuan edhe 5 anëtarë të komunitetit çam, u dënuan edhe 63 persona të tjerë me 1250 vite burg.

Sot, pas shumë vitesh, i biri i Teme Sejkos rrëfeu për Exclusive kalvarin e gjatë të dhimbjes që mbarti ndër vite familja e tij.

“Im vëlla u arrestua në ’73, 3 qershor, ka qenë ditë e diel, ’73.  Kishte shumë akuza, terrorizëm, agjitacion propagandë. 23 vjeç ishte në atë kohë. Dhe ndenji deri në datën 6 i lidhur duar e këmbë me kokore në kokë në birucë, derisa erdhi përgjigjja që nuk u fal. Dhe në 6 mars e kanë pushkatuar”-rrëfen Rajmond Sejko.

Top Channel