‘U njoh me një vajzë italiane dhe…’ Edi Tushe rrëfen në “Galeri” historitë e jetës, kujtimet me prindërit dhe drama e vëllait të arrestuar Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës.
Rreth 500 gram tritol janë vendosur në automjetin tip Toyota në pronësi të 58-vjeçarit Isuf Jacaj, duke i marrë atij jetën në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës, rreth orës 22:50 min, teksa Jacaj, pasi kishte konsumuar një kafe në një lokal është futur në automjet ndërkohë lënda plasëse ka shpërthyer, duke i marrë jetën në vendgjarje por duke shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale për bizneset e lagjes nr 3 Sarandë. Një situatë e tillë ka shkaktuar panik tek banorët e zonës si dhe turistët që ende pushojnë në rivierën shqiptare.
Në të njëjtën lagje muaj më parë të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Ndërsa për një ngjarje të ndodhur në korrik të këtij vitiI biri ndodhet në burg. Viktima Isuf Jaçaj merrej më parë me turizëm duke transportuar me skaf pushues drejt plazheve dhe duke bërë guida turistike.
Nga vlerësimet paraprake të specialistëve të forcave antieksploziv mendohet se sasia e lëndës shpërthyese ka qenë e konsiderueshme, pasi në vend janë vërejtur gropa dhe dëmtime të mëdha të shkaktuara nga vala goditëse.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes
Top Channel