
Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes.
Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese.
Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëm te shumta materiale është tek fqinjët.
Policia e Sarandës po heton çdo detaj, po ashtu dhe kamerat e sigurisë janë duke u marrë nga ekspertët e policisë.
Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.
Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.
Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.
Top Channel