
Një grup prej 28 shtetasish francezë, të cilët morën pjesë në flotiljen Global Sumud, e ndaluar javën e kaluar nga Izraeli ndërsa transportonte ndihma humanitare për në Gaza do të largohen ditën e nesërme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme Franceze, aktivistët francezë do të nisen në orën 16:00 drejt Athinës dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin drejt Francës.
“Pas një vizite konsullore të premten, një vizitë e dytë u zhvillua sot, të dielën, në burgun Kjiot. Ekipet tona u takuan me të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë në gjendje të mirë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavre, në një postim në platformën X.
Après une première visite consulaire vendredi – que la France a été la seule à pouvoir mener auprès de l’ensemble de ses ressortissants détenus – une seconde visite consulaire a eu lieu ce dimanche à la prison de Ktziot.
Nos équipes ont pu rencontrer tous nos compatriotes, qui…
— Pascal Confavreux (@PorteParole_MAE) October 5, 2025
Ndërkohë, gazeta italiane La Stampa raporton se 15 aktivistët italianë të flotiljes pritet të largohen nesër me një fluturim çarter, gjithashtu përmes Athinës. Ata do të udhëtojnë së bashku me 27 anëtarët grekë të flotiljes.
Të dielën, në Romë dhe Milano kanë mbërritur edhe 26 aktivistë të tjerë që ishin arrestuar nga forcat izraelite gjatë ndalimit të flotiljes të mërkurën e kaluar.
Sipas burimeve mediatike, 15 aktivistët italianë që pritet të lirohen nesër pasi kishin refuzuar të firmosnin dokumentin e largimit vullnetar nga territori izraelit. Fillimisht ishte njoftuar se ata do të përballeshin me një proces gjyqësor përpara se të deportoheshin, por duket se kjo është shmangur.
Top Channel