Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit

05/10/2025 12:15

Në vetëm nëntë muaj në qytetin e Vlorës kanë ndodhur 7 aksidente këmbësorësh mbi vijat e bardha. Por të dhënat e policisë tregojnë se këto shifra janë më të ulëta se një vit më parë.

“Në të gjitha rastet e aksidenteve mbi vijat e bardha, autorët janë ndaluar e proceduar sipas ligjit, por policia thotë se në këtë drejtim ka shtuar kontrollet, me synim kapjen e shkelësve që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë rrugore.”, shprehet Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.

Shefi i policisë rrugore thotë se gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 edhe numri total i aksidenteve janë në ulje, por është rritur numri i të plagosurve rëndë.

Për periudhën janar–shtator 2025 janë regjistruar 73 aksidente në qytetin e Vlorës, krahasuar me 99 aksidente gjatë vitit 2024. Arrestimet dhe kontrollet janë shtuar, duke treguar angazhim më të fortë për parandalim”, shton Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.

Pavarësisht masave të marra, edhe vetë drejtuesit e policisë e pranojnë që vetëm ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve mund të shmangë raste si ai i pak ditëve më parë, kur këmbësorja Zabite Myrtaj, punëtore në një fasoneri u përplas mbi vijat e bardha e përfundoi në spital me fraktura.

 

Top Channel