Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta, persona të paidentifikuar i vunë zjarrin një pishe

04/10/2025 19:59

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta.

Zjarri është shfaqur në anë të një kanali në rrugën hyrëse, ku në fillim janë djegur shkurre e me pas ka kaluar te pishat.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikëset e Divjakës.

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një pishe e cila përhapi flakët edhe në bimësinë aty pranë.

Kanë qenë banorët që lajmëruan policinë zjarrfikëse e cila erdhi dhe fiku zjarrin.

Top Channel