
Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte këtë të shtunë në një takim me strukturat e shërbimit zjarrfikës, nën praninë edhe të ministrit të Mbrojtjes, ministres së Brendshme, si dhe atij të Pushtetit Vendor.
Rama tha se është me rëndësi që të nisin përgatitjet për menaxhimin dhe koordinimin e qartë të forcave zjarrfikëse dhe situatave në terren, proces në të cilin duhet të angazhohen edhe autoritetet lokale, përveç tre ministrive.
“Domosdoshmëri është që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje që tani, gjithë pjesa civile, dhe kjo është dhe detyra e ministrit i pushtetit vendor, Demo.
Kemi nisur punën për një reformë të prefekturave, por njëkohësisht kjo kërkon jo vetëm angazhim dhe fuqizim të mëtejshëm të kapacitetit të tyre, por angazhimin të kapacitete të bashkive dhe njësive administrative, sepse vëmë re që kur vjen momenti i përballjes, kur forcat zjarrfikëse, ndërhyrja e shpejtë që dua t’i vlerësoj në mënyrë të veçantë për rolin këtë verë, presin në fushë, e shikojmë që nga pushteti vendor dhe forcave të organizuara në lokalitet ka shumë konfuzion.
Ka pak koordinim, pak qartësi. Ministria e Brendshme duhet të ketë qartë të qartë të shpërndarjes së forcave dhe situata që janë në territor”, tha Rama.
Top Channel