
KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në kërkon marrjen e masave disiplinore për drejtorë dhe përgjegjës sektorësh, gjatë periudhave kur janë kryer shkeljet.
“Mbështetur në nenin 15, të Ligjit nr.154/2014 “Për organizmin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, germat “b” , “c” dhe “ç”; i rekomandojmë Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sipas kompetencave përkatëse, bazuar në nenin 58 dhe 59 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil” fillimin e procedurave për vlerësimin dhe dhënien e masave disiplinore në lidhje me shkeljet e konstatuara e të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, sipas përgjegjësisë individuale nga “Vërejtje” deri në “Largim nga shërbimi civil” si dhe bazuar në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1996 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 37 “Masa disiplinore” dhe Kontratën Kolektive të Punës, neni 19 “Zgjidhja e kontratës së punës” pika 2 “Masat disiplinore”, fillimin e procedurave për vlerësimin dhe dhënien e masave disiplinore në lidhje me shkeljet e konstatuara e të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, sipas përgjegjësisë individuale, nga “Vërejtje” deri në
“Zgjidhje të kontratës së punës”:
Për punonjësit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përkatësisht për:
– Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025.
Për punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, përkatësisht për:
– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore përperiudhën 2021 – 31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;
– Përgjegjësin e Laboratorit të Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025.
Për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përkatësisht për:
– Drejtorin e Përgjithshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtori i Farmaceutikës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë Spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025.
Për punonjësit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përkatësisht për:
-Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për periudhën 2021 – 31.03.2025;
-Shefin e Shërbimit Onkologjik dhe Njësisë së Kimioterapisë, Shërbimit të Hematologjisë, Shërbimit të Onko-hematologjisë Pediatrike, Shërbimit të Onko-hematologjisë, Shërbimit të Neurologjisë për periudhën 2022-31.03.2025;
– Kryeinfermierët e Shërbimeve / Njësive Ditore për periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë Ekonomike pranë QSUNT-së, për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Planifikimit Buxhetor në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022- 31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Menaxhimit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Materialeve Mjekësore në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Kapave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Përgjegjësin e Sektorit të Rimbursimit në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;
– Anëtarët e Komisioneve të Kolaudimit të Barnave për kontratat e furnizimit ku janë evidentuar problematika për periudhën 2022-2025″, thuhet në raport.
Top Channel