Policia e ndalon se ishte i dehur, shoferi plagos një prej efektivëve
04/10/2025 08:25
Rreth orës 00:57 në rrugën “Rruster Kabashi” në Prizren, është arrestuar një person, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Si pasojë e këtij sulmi, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.
Top Channel