Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb tha se “të gjithë po përgatiten për luftë.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Presidenca e Kosovës thotë se “thirrjet e pamatura të Vuçiçit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit”.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, Vuçiç po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiç dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të panumërta të pafajshme”, thuhet në regimin e Presidencës.

Institucioni më i lartë shtetëror e ka kujtuar të kaluarën e Serbisë dhe e krahason Vuçiçin me Sllobodan. Millosheviçin, duke përmendur luftërat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe luftën në Kosovë.

“Tani, Vuçiq duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: nxitjen e konfliktit, bixhozin me jetë dhe bastin se gjakderdhja do ta ruajë sundimin e tij. Por historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi – dhe kështu do të bëjë edhe Vuçiç”, shton tutje presidenca.

Në këndvështrimin e Presidencës së Kosovës thuhet në vazhdim se “lufta nuk është një mjet lidershipi”.

“Nga ana tjetër, Kosova ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, përfundon reagimi.

Top Channel