Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër
04/10/2025 09:13
Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda së cilës janë konstatuar dy automatikë dhe një krehër.
“Me datë 03.10.2025 rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër”, njofton policia.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel