Një 13-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.

Mësohet se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke e transportuar të miturën drejt spitalit.

E mitura është hedhur nga kati i tretë i pallatit ndërsa u transportua me shenja jete në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel