
Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme.
Deputeti Leskaj theksoi se PD Vlorë është tërësisht e angazhuar për këto zgjedhje dhe se konsultimet do të vijojnë edhe nesër jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut.
Emrat e propozuar si kandidatë potencialë:
-Eralba Kreshpa
-Alta Azizi Haluci
-Atird Hoxha
-Genti Hamzaraj
-Rezembrik Serjani
Procesi i diskutimeve dhe konsultimeve me forumet e PD-së dhe me rajonet pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme, me synim finalizimin e kandidaturës që do të përfaqësojë demokratët në garën për kryetar bashkie në Vlorë.
Atird Hoxha është deri tani më i votuari. Ai është kreu i grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak, teksa po ashtu ka qenë kandidat për deputet në listat e mbyllura. Hoxha u rendit i katërti në listë, por nuk morën votat e mjaftueshme.
Top Channel