Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez në një romancë? Ishin në një takim, u fotografuan duke…

04/10/2025 20:45

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, janë fotografuar bashkë në një takimi në Montreal, ndërsa burime të afërta me çiftin tregojnë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm duke shkëmbyer mesazhe dhe telefonata të shpeshta.

“Katy është shumë, shumë e interesuar për të. Ajo thotë se ai është një djalë shumë i mirë, me cilësi të larta. Edhe pse mban shumë gjëra për vete, është e qartë se ai i pëlqen ende shumë”, deklaroi burimi.

Ylli 40-vjeçar dhe Trudeau, 53 vjeç, u fotografuan së bashku në korrik në një restorant në Montreal, duke ndezur spekulime në rrjetet sociale. Ata kaluan disa orë bashkë, duke shijuar ushqim deti dhe duke biseduar gjatë.

Fillimisht, burime pranë këngëtares deklaruan se bëhej fjalë për një takim miqësor, por pak ditë më vonë, Trudeau u pa në audiencën e një koncerti të saj, dhe që atëherë, ata kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm.

Sipas Daily Mail, çifti vazhdon të shkëmbejë mesazhe dhe të flasë shpesh në telefon, shpesh për disa orë.

“Ata flasin për ditën e tyre, për fëmijët, dhe për dëshirën që të kalojnë më shumë kohë bashkë në të ardhmen e afërt”, tha burimi. “Janë të zënë dhe jetojnë në qytete të ndryshme, por nëse ka dikë për të cilin ia vlen një lidhje në distancë, ai është. Ajo është shumë e përkushtuar. Edhe ai. Ndoshta nuk është ende serioze, por sigurisht që ka interes dhe afeksion të ndërsjellë. “Ajo është e mirë në mbajtjen e kontaktit, gjen gjithmonë kohë për të dërguar një mesazh të mirë në mëngjes ose për të pyetur si i ka shkuar dita”, shtoni ai.

Këngëtarja është ndarë nga aktori Orlando Bloom në fillim të vitit, pas tetë vitesh bashkë dhe janë prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove, ndërkohë, Trudeau është ndarë nga Sophie Grégoire në vitin 2023 dhe ka tre.

Miqtë e ish-kryeministrit thonë se ai është më i hapur për një lidhje të re dhe është takuar më shpesh kohët e fundit.

“Janë në vende të ndryshme në jetë, por jo aq sa ta bëjë lidhjen të pamundur. Ka një rrugë të mesme, nëse e marrin me qetësi. Nuk është ende dashuri, por nuk është as një miqësi e zakonshme”, deklaroi burimi.

Top Channel