
Heidi Klum bëri një paraqitje provokuese në Javën e Modës në Paris me një fustan transparent, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.
Ish-modelja 52-vjeçare u shfaq të premten pasdite, më 3 tetor, në sfilatën e Vetements. Ylli gjerman fillimisht u shfaq para fotografëve e veshur me një pallto me strehë të gjerë dhe syze dielli të zeza, me vajzën e saj, Leni, në krah.
Shikoni pamjen e saj.
Heidi Klum had all eyes on her at the Vetements runway show during Paris Fashion Week this afternoon. 👀 📸: Getty pic.twitter.com/y3b8ZsmeCB
— Page Six (@PageSix) October 3, 2025
Braless Heidi Klum, 52, leaves little to the imagination in a sheer gown and thong – while sporting gold teeth – as she joins daughter Leni, 21, at Paris Fashion Week show https://t.co/E6hhRmkRlm
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 3, 2025
Kur Lenny u largua për të bërë një foto solo, Klum hoqi pallton e saj, duke zbuluar një version të “fustanit të zhveshur” që vështirë se mund të kalonte pa u vënë re.
Heidi Klum bëri përshtypje me një fustan të gjatë të bërë me dantellë transparente, me mëngë të gjata dhe doreza të integruara që i mbulonin duart deri në majë të gishtave. Poshtë fustanit ajo mbante veshur vetëm të brendshme, ndërsa flokët i mbulonin pjesërisht gjoksin.
Megjithatë, pamja nuk mbaroi me kaq. Klum buzëqeshi, duke zbuluar një grilë metalike mbi dhëmbët e saj — një tjetër element i guximshëm që plotësonte pamjen e saj unike.
Top Channel