Flaut e violinë, koncerti në Universitetin e Arteve me pjesët e kompozitorit çek, Martinu

04/10/2025 17:10

Flautistja Jonela Golemi dhe violinistja Laura Llozi emocionuan publikun në skenën e Universitetit të Arteve me koncertin për flaut dhe violinë nga kompozitori çek Bohuslav Martinů, një premierë absolute në vendin tonë.

Është një koncert për flaut dhe violinë i kompozitorit çek, është një pjesë moderne”, shprehet Jonela Golemi, flautiste

Ky koncert ishte edhe më i veçantë për Golemin, që ndau skenën me mbesën e saj.

Vajza është mbesa ime, ishte kënaqësi shumë e veçantë këtë herë që ne të performonim bashkë. Në këtë lloj formacioni, ishte hera e parë që luanim me orkestrën tonë simfonike”, shtoi ajo.

Me muzikën e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, nën dirigjimin e Gridi Krajës, publiku u mrekullua nga fuqia dhe bukuria e këtyre veprave të pavdekshme.

“Më bëhet qejfi që u prit shumë mirë nga publiku, duke qenë se ishte premierë dhe një pjesë jo shumë e njohur dhe jo shumë e luajtur në të gjithë botën, për shkak të vështirësive që ka. Bashkë me maestron Gridi Kraja dhe orkestrën tonë shumë të dashur, arritëm të nxirrnim në pah të gjithë karakteristikat e këtij koncerti’, tha Laura Llozi, violiniste.

Mbrëmja e kaluar ishte pjesë e Stinës Koncertore 2025–2026 të Orkestrës Simfornike, që fton publikun në një udhëtim mes krijimtarisë moderne dhe klasikëve të pavdekshëm.

 

Top Channel