
“Spaç 1973 -Martirët e Lirisë”, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës.
Dëshmi të rralla, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna.
Për autorin Besim Ndregjoni pas Tiranës qyteti i Korçës u zgjodh i pari për të shfaqur dokumentarin edhe për nder të shumë personaliteteve që vuajtën në burgun e Spaçit dhe u bënë nismëtarë të revoltës.
Mes pjesëmarrësve nuk ka munguar as djali i Dervish Bejkos njëri prej 4 martirëve të pushkatuar. Leonard Bejko i cili ishte vetëm 3 vjeç asokohe mes emocionesh tregon se pengu më i madh është që ende nuk janë gjetur eshtrat e babait të tij
Shfaqja e dokumentarit në Korçë u shndërrua në një moment reflektimi mbi sakrificën e martirëve të Spaçit dhe forcën e jashtëzakonshme të atyre që guxuan të sfidojnë diktaturën.
Top Channel