
Gazetari francez Antoni Lallican është vrarë në Ukrainë nga një sulm me dronë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ), të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Lallican.
Në deklaratën e përbashkët, federatat theksojnë se dënojnë këtë krim lufte dhe kërkojnë nga autoritetet të nisin një hetim për të identifikuar përgjegjësit.
Ky është rasti i parë në Ukrainë ku një gazetar humb jetën si pasojë e një sulmi me dronë.
Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes ku në të njëjtin sulm mbeti i plagosur edhe gazetari ukrainas Heorgiy Ivanchenko. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë antiplumb me mbishkrimin “Press”.
Antoni Lallican, banues në Paris, ndodhej në rajonin e Donbasit si pjesë e një angazhimi për agjencinë e fotogazetarisë Hans Lucas, me seli në Carcassonne. Punimet e tij janë botuar në media prestigjioze ndërkombëtare si Le Monde, Le Figaro, Libération, Mediapart, Der Spiegel, Die Zeit dhe Die Ëelt.
Top Channel