Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’ Sherri mes 5 adoleshentëve pranë gjimnazit Ismail Rugova përfundoi me 3 të mitur në shtrat spitali me dëmtime me thikë dhe 2 të tjerë me pranga në duar.
Motivi i gjithë kësaj ngjarje të rëndë është krejt banal për disa shikime tendencioze të shkëmbyera në një fast food.
Të miturit e arrestuar u intervistuan në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, në lidhje me gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që arma e krimit ende mungon.
Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.
Agresiviteti mes te miturve është kthyer një fenomen mjaft shqetësues në vendin tonë. Të dhënat e uniformave blu janë alarmante pasi rezulton se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti 1113 të mitur kanë konsumuar së paku një vepër penale.
Top Channel