“Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë më të”, Trump i hapur për një takim me Kim Jong Un
Ushtria zvicerane ka njoftuar se synon të sigurojë një sistem mbrojtës kundër dronëve, për shkak të rritjes së incidenteve që lidhen me këto pajisje.
Zvicra, e njohur për neutralitetin e saj tradicional ushtarak dhe jashtë strukturave të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është e pajisur mirë, por tani po kërkon të forcojë mbrojtjen ajrore kundër kërcënimeve moderne, veçanërisht nga dronët.
“Është e domosdoshme të merren masa efektive kundër minidronëve armiqësorë,” thuhet në një njoftim zyrtar të ushtrisë, e cila shpreson që sistemi mbrojtës të instalohet në një afat të shkurtër.
Aktualisht, ushtria nuk ka mjete specifike për të mbrojtur veten nga,minidronët apo dronët e vegjël, bëri të ditur një zëdhënëse për agjencinë AFP.
Pas një prove të suksesshme të kryer gjatë verës, ushtria ka lëshuar thirrje për tender për blerjen e sistemit të ri.
“Rezultatet pozitive të testimeve, të kombinuara me rritjen e incidenteve me dronë, kanë shtyrë ushtrinë të autorizojë Zyrën Federale të Armatimeve që të procedojë me blerjen e këtij sistemi si përparësi”, thuhet në deklaratë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trupave, infrastrukturës dhe pajisjeve ushtarake.
Lëvizja e Zvicrës vjen në të njëjtën kohë me përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një mur kundër dronëve, veçanërisht përgjatë kufijve lindorë dhe jugorë të BE-së.
“Këtë vit, ushtria zvicerane ka zbuluar vazhdimisht minidronë mbi instalime ushtarake ose pranë zonave të stërvitjes,” deklaroi zëdhënësja. Megjithatë, ushtria nuk ka bërë publike numrin apo natyrën e incidenteve të ndodhura.
Top Channel