
Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.
Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat.
Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vijnë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.
Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët në Njësinë 10.
Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.
Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.
Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)
Top Channel