Nga Azgan Haklaj

UÇK- sot është i gjithë Kombi! Jo vendim i padrejtë në emër të popullit! Protestë kundër padrejtësisë!

Liri për çlirimtarët!

Pas  Prishtinës  dhe Hagës  me dt. 17-të tetor në Tiranë do të  tubohen me dhimbje e nerv por me krenari në zemër e shpirt shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga diaspora.

Është një bashkim idealist vullnetesh për drejtësi e liri njerëzore.

është modeli më brilant që jep një komb i lashtë në kontinent si ky i yni se si liria fitohet me mund e luftë, me sakrificë sublime, e po me aq mund e sakrifice mbrohet ajo dhe dinjiteti i prijësve të saj.

Kjo protestë  i tejkalon më shumë se kurrë limitet e ndasitë politike pse vihet në pyetje ndërgjegjja jonë nacionale.

Vihet në prove mbrojtja e lirive themelore humane për një gjykim juridik të drejtë.

Kjo protestë mbi gjithçka konteston ata që shkelmojnë kushtetutën e shtetit të Kosovës, sepse i heq asaj alfën e saj, sovranitetin, ndërkohë që kjo kushtetutë është produkt demokratik euroatlantik.

E pra Dhomat e Specializuara të Hagës janë produkt i Kuvendit të Kosovës, por në rastin konkret paradoksalisht kanë devijuar nga qëllimi për të cilin janë ndërtuar ndaj është imperative jo vetëm ndalimi kushtetues por zhbërja e menjëhershme dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë!

Sot unë jam ÙÇK, je ti, jemi të gjithë ne që na rrjedh gjak i pastër në deje.

Tubimi ynë kombëtar me 17-të tetor në metropolin e trojeve tona etnike, në sheshin që mban emrin e simbolit tonë kombëtar e shtetëror  Gjergj Kastrioti (Skenderbej) nuk është një akt formal dhe i ligjshëm solidariteti me liderët e UÇK-së të  penalizuar padrejtësisht e izoluar çnjerëzisht në Hagë si dikur në birucat e OZNA-s, por një protestë kundër padrejtësisë njerëzore ndaj ky shesh është i vogël për të pritur lumenjtë e shqiptarëve që do të derdhen drejt tij.

Atë shesh me dt 17-të tetor e zmadhon emri i madh Skenderbej dhe kurora jemi ne-sepse sot kemi arsye më shumë se kurrë të jemi të gjithë UÇK!

Top Channel