
03/10 22:31
Remo Girone ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Mynih.
Aktori ishte 76 vjeç dhe kishte jetuar në qytetin gjerman për njëfarë kohe me gruan e tij, Victoria Zinny.
Girone mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me suksesin e dramës televizive “La Piovra” (Oktapodi), me protagonist Michele Placido.
Ai luajti rolin e Tano Cariddi-t, një bos i rrezikshëm mafioz dhe antagonisti kryesor i sagës.
Top Channel