
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për sektorin e ndërtimit.
Teksa prezantoi masat, kreu i qeverisë u shpreh se çdo lejë ndërtimi duhet të jetë e lidhur me personin, ndërsa theksoi se ‘s’ka më faj anonimi’.
Gjatë fjalës Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin ligjin dhe bëjnë korrupsion.
Rama u shpreh se “Blloku i tretë do të sjellë një ndryshim rrënjësor në strukturë”, tha Rama, duke shtuar se trupës së inspektimit do t’i shtohen dy persona me rol mbështetës. Kështu, sipas tij, “surprizat që kemi parë në ndërtim” do të minimizohet dhe më pas zhduken.
Çdo leje e leje duhet të jetë e lidhur me personin. Pra, janë një sërë masash që e bëjnë mbylljen e syve fatale për atë që mbyll sytë, më tutje ka një sërë gjobash, në rast konstatimi të lejeve të ndërtimit. Është përcaktimi i një inspektori, personi përgjegjës që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë procesin”.
Top Channel