Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, pritet ndërhyrja e bashkisë për hapjen e rrugës

03/10/2025 19:15

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të pajisur me ushqime dhe dru për zjarr.

Banorët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë sonte në stan, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të bashkisë për hapjen e rrugës ditën e nesërme.

“Informohemi nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë se pas komunikimeve me familjarët e personave të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit Nj. Adm Fierz të bllokuar nga bora janë shumë mirë pa asnjë problem.

Ata kanë kërkuar që nesër forcat e bashkisë tju shkojnë në ndihmë për hapjen e rrugës, pasi sonte do rrinë në stan. Ushqime dhe dru për zjarr kanë, si dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Nesër nga bashkia Tropojë do të angazhohen mjete dhe forca për evakuimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Top Channel