Gjendet një predhë luftarake në Postribë, policia dhe shërbimet e specializuara të Ushtrisë në vendngjarje

03/10/2025 11:19

Gjendet një predhë luftarake në Postribë.

Policia bën me dije se rreth orës 08:50, në fshatin Mes, Postribë, punonjësit e firmës që pastron kanalet kulluese, gjatë punimeve në një kanal, kanë gjetur në predhë luftarake.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë. Grupi hetimor po kryen veprimet për rastin.

Top Channel