Jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme për Sean “Diddy”, gjykatësi: Kur të lirohet do të ketë…

03/10/2025 23:05

Gjykata Federale dënoi Sean “Diddy” Combs me burg dhe një gjobë maksimale prej 500,000 dollarësh, për krime të cilat gjykatësi Arun Subramanian i cilësoi si të ndihmuara nga “burimet e jashtëzakonshme” të artistit.

Gjobën prej gjysmë milioni dollarësh, Subramanian e justifikoi si një devijim në rritje nga udhëzimet standarde, duke theksuar se pasuria e Combs ka luajtur rol kyç në kryerjen e veprave penale.

Përveç dënimit financiar, Combs do të vuajë një dënim me burgim, i cili nuk u specifikua në informacionin paraprak. Gjykatësi e quajti këtë një periudhë të “vështirë” për të, duke u ndarë nga familja e tij, por shtoi se “ai do të ketë një jetë të re pas burgut.”

“Ky është një dënim serioz që pasqyron rëndësinë e krimeve dhe sjelljes suaj”, deklaroi Subramanian në sallën e gjyqit, duke lënë të kuptohet se vendimi synon të japë një mesazh të qartë për përgjegjësinë ligjore, pavarësisht statusit apo pasurisë.

Top Channel