Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror/ GJKKO pranon kërkesën, Jurgis Çyrbja do gjykohet me gjykim të shkurtuar

03/10/2025 10:16

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, pasi kërkoi gjykim të shkurtuar.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

Top Channel