
Dronë të panjohur po identifikohen pa ndalesë mbi pikat kyçe në vendet evropiane dhe pas alarmit të natës në aeroportin e Mynihut, informacione të reja sugjerojnë se ata fluturuan mbi një bazë të NATO-s në Belgjikë dhe më pas u futën në hapësirën ajrore gjermane.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë belge të Mbrojtjes, mbrëmë 15 dronë të paidentifikuar fluturuan mbi bazën ajrore Elsenborn-Butgenbach një bazë e NATO-s në Belgjikën lindore, përpara se të hynin në hapësirën ajrore gjermane.
Në kufirin lindor të Belgjikës, rreth 15 dronë u panë duke fluturuar mbi zonën e stërvitjes ushtarake Elsenborn, , rreth orës 1:45 të mëngjesit sipas orës lokale të mëngjesit të sotëm.
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, konfirmoi inkursionin, me ushtrinë që nisi një hetim mbi origjinën dhe operatorët e dronëve.
Policia lokale nga qyteti i afërt gjerman i Düren i pa ata për herë të parë duke dalë nga hapësira ajrore belge dhe duke hyrë në hapësirën ajrore gjermane.
Ekspertët vërejnë se, ndërsa Elsenborn është një zonë stërvitjeje dhe jo një objektiv spiunazhi me vlerë të lartë, natyra e koordinuar e fluturimit nxjerr në pah dobësitë e sistemeve të zbulimit dhe reagimit për avionët e vegjël pa pilot.
Top Channel