Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete
03/10/2025 14:46
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Transballkanik të Vlorës. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, të dyja të drejtuara nga gra.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në mjetin tip Dachia udhëtonin dy turiste të huaja, të cilat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja ka sjellë trafik të rënduar në njërin prej akseve kryesore të qytetit, ndërsa policia rrugore ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e qarkullimit dhe për dokumentimin e rastit.
Top Channel