
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një oficer policie.
Mësohet se 71-vjeçarja ishte pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.
Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa po shkonte në punë.
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.
Top Channel