U rrëzua nga biçikleta teksa luante, i mituri përfundon te Spitali i Traumës

02/10/2025 12:07
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 12-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur më datë 1 tetor 2025, në lagjen nr. 1 të qytetit.

I mituri është transportuar fillimisht në spitalin lokal dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.
Njoftimi:

Korçë/Më datë 01.10.2025, në lagjen nr. 1, një 12-vjeçar, duke luajtur me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Top Channel