
Avokati Saimir Vishaj i cili prej kohësh po përballet me disa probleme shëndetësore, ka bërë një postim prekës në rrjetet e tij sociale.
Teksa njofton se ka nisur fazën e fundit të kurimit nga kanceri, ai e shpreh optimizmin se do të fitojë betejën me sëmundjen.
Vishaj shkruan gjithashtu se takimi me kolegët në Tiranë e ka lumturuar shumë.
“Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës botërore te kancerit. Do t’ia dal dhe kësaj faze për të fituar 100% gjendjen time shëndetësore. Mjekët janë optimiste që kjo flamë do të zhduket përgjithmonë nga trupi im. Edhe unë jam optimist, aq sa ardhja në Tiranë dhe takimi dhe festa me kolegët më ka lumturuar.
Por kujdes, kjo sëmundje është e pamëshirshme po nuk u kujdese për vete që nga higjiena,larja e duarve mbas çdo kontakti, larg stresit, larg smogut, po ajrit të pastër, kujdesi periodik te mjeku, burrat 1 herë në vit bërjen e kolonoskopise dhe egos së barkut ndërsa femrat bërjen e mammografia.
Duhet ta mbrojmë jetën që ta shijojmë atë. Ju pafsha sa më të lumtur e të buzëqeshur, larg stresit shkaktar i çdo sëmundje”, shkruan ai.
Top Channel