
Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar përparimin në procesin e negociatave.
-Çfarë mund të thoni për kritikën ndaj ministres suaj të re të inteligjencës artificiale?
Kryeministri Edi Rama: Çfarë kritike?
-Që ndoshta nuk është kaq e mirë kundër korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama: Pse?
-Sepse lidhet drejtpërdrejtë me kontrollin tuaj.
Kryeministri Edi Rama: Me cilin kontroll? Më duhet t’i kuptoj pyetjet. Për çfarë kontrolli e keni fjalën?
-Kontrollin tuaj të drejtpërdrejtë.
Kryeministri Edi Rama: Kontrollin tim, që do të thotë që unë jam më i zgjuar se algoritmet. Nuk mendoj kështu. Dëgjo, kjo është diçka e re dhe si çdo risi, i duhet të përballet dhe me kritika që është gjë e mirë, por kemi prova deri më tani që funksion dhe funksionon shkëlqyer. Nisi si asistente virtuale për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me afro 1 milionë persona. Pra, për 1 milionë ndërveprime dhe shërbime dhe ka lëshuar 36 mijë dokumente deri tani me vulën digjitale, me të cilat s’ka pasur problem askush e nuk janë kundërshtuar.
Së dyti, po punon për transpozimin e legjislacionit të Bashkimit Europian me legjislacionin tonë në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE dhe së treti, po përparon për të punuar me tenderët publikë që është ende punë në vazhdim. Kritikat janë të mira po ajo është më e mirë.
-Pyetje e padëgjueshme.
Kryeministri Edi Rama: Ne nuk po presim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na mirëpresin sepse do të jemi një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE.
-Në fakt ka pasur raste të sulmeve kibernetike në të shkuarën. Keni qenë objekt. Çfarë diskutohet në BE?
Kryeministri Edi Rama: Po, kemi qenë objekt sulmi kibernetik, por sot kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë. Ne vazhdojmë të jemi objekt i këtyre sulmeve kibernetike të Iranit dhe jemi tërë kohën duke luftuar që të mos lejojmë shkelje të sigurisë sonë.
-A ka ndonjë mësim që BE mund ta mësojë nga Shqipëria?
Kryeministri Edi Rama: Shumë. Shumë mësime. Për të vepruar si një e tërë dhe për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje që ka të bëjë më sigurinë dhe sigurimin që në fakt nuk është rasti deri tani. Ka shumë ecejake kur vjen fjala për informacione dhe të dhëna dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak por që të kihet një plan paqeje evropian.
– Mendoni se ka ende vlera në Komunitetin Politik Europian?
Kryeministri Edi Rama: Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur pas BE vetë, është e ardhmja e Evropës. Sa më shumë të ecim në këtë drejtim, aq më mirë do të jetë sepse ndërkohë të tjerët, po shfaqen mjaft të fuqishëm dhe e gjithë Europa në tërësi, është një masë e madhe sa i takon njerëzve, ekonomisë dhe duket shumë e dobët pikërisht sepse nuk është e gjitha bashkë.
-Si do jetë bashkëpunimi me Shqipërinë sidomos për energjinë?
Kryeministri Edi Rama: Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqe se ishim në luftë, tani jemi në paqe fantastike.
-Po çfarë mendoni për procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë?
Kryeministri Edi Rama: Mendoj që është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme. Ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA dhe nxitjes së fundit nga presidenti i SHBA sepse duhet t’ia japim meritën për këtë dhe kaq.
-Kryeministër, cilat janë sfidat tona për sigurinë në Europë dhe sidomos tani në Ballkanin Perëndimor?
Kryeministri Edi Rama: Besoj që një ndër sfidat më të mëdha të sigurisë në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor është fakti që Europa nuk ka planin e vet të paqes dhe mbështetet tek të tjerët, kështu që sapo Europa të ketë planin e vet të paqes do të jetë më e sigurtë dhe më e mbrojtur. Kështu e kuptoj unë!
Top Channel