Samiti i EPC në Kopenhagë, Spiropali takon Zelenskyn: Përkrahje për Ukrainën, siguria në fokusin kryesor

02/10/2025 12:26

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.

Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën”, shprehet Spiropali.

Në samitin paraardhës, më 16 Maj të këtij viti, Shqipëria u shndërrua në kryeqendër të diplomacisë ndërkombëtare duke organizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel